Kontabilist Financiar
Konkurs Pune me Orar të Plotë
Sonnecto® është kompani lidere BPO me ekipe të specializuara në Kosovë. Ne mundësojmë transformimin dixhital më efikas dhe rritjen e klientëve përmes ekspertëve të mbështetjes së konsumatorëve, zgjidhjeve të personalizuara, dhe qasjes së orientuar drejt rritjes.
Detyrat / Përgjegjësitë e Punës
- Mirëmbajtja e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
- Regjistrimi i shpenzimeve në QuickBooks;
- Kalkulimi dhe përgaditja mujore e listës së pagave;
- Përgaditja e librave tregtar;
- Procesimi i pagesave, rikonsuludimi mujor i llogarive bankare;
- Përpilimi i raporteve financiare mujore/vjetore;
- Ofrimi i informatave relevante dhe me kohë sipas kërkesave të menaxhmentit të kompanisë;
- Kryerja e detyrave dhe punëve në përputhje me manualet e aplikueshme brenda kompanisë si dhe punë të tjera administrative në rast nevoje.
Kualifikimet
- Fakulteti Ekonomik;
- +2 vite eksperience pune;
- Teknik i Kontabilitetit (SCAAK) (ShKQAK);
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Njohuri në MS Office / Google Sheets;
- Aftësi të mira planifikuese, organizative dhe zgjidhje të problemeve;
- Eksperiencë në programin QuickBooks.
Benefitet e të punuarit në Sonnecto
- Sigurim Shëndetësor;
- Orar fleksibil;
- Lokacioni – Prishtinë (qendër të qytetit);
- Mundësi rritje në pozitë brenda kompanisë.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në jobs@sonnecto.com jo më vonë se me datën 10 Dhjetor 2023.
Kandidatët të cilët hynë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.