Agjent/e i/e Thirrjeve (Gjuhë Gjermane)

Agjent/e i/e Thirrjeve (Gjuhë Gjermane)

 

Konkurs Pune me Orar të Plotë

Sonnecto® është kompani lidere BPO me ekipe të specializuara në Kosovë. Ne mundësojmë transformimin dixhital më efikas dhe rritjen e klientëve përmes ekspertëve të mbështetjes së konsumatorëve, zgjidhjeve të personalizuara, dhe qasjes së orientuar drejt rritjes.

 

Detyrat / Përgjegjësitë e Punës

  •  Komunikimi me klientët përmes email-it, telefonit ose të ngjashme për t’ju adresuar pyetjeve ose shqetësimeve të tyre;
  • Arritja e kënaqshmërisë së klientit dhe ofrimi i mbështetjes profesionale;
  • Ruajtja dhe përditësimi i informacioneve të klientit sipas nevojës;
  • Mbajtja e shënimeve për ndërveprimet, komentet dhe ankesat e klientëve;
  • Aftësi për të trajtuar një vëllim të madh të thirrjeve dhe/ose email-eve në mënyrë efikase;
  • Mbajtja e një qëndrimi pozitiv, empatik dhe profesional ndaj klientëve në çdo kohë.

 

Kualifikimet

  • Eksperiencë si Agjent/e i/e Thirrjeve – e preferueshme;
  • Njohuri të mira të gjuhës gjermane (e rëndësishme);
  • Njohuri në MS Office / Google Sheets;
  • Aftësi të mira planifikuese, organizative dhe zgjidhje të problemeve;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese.

 

Benefitet e të punuarit në Sonnecto

  • Sigurim Shëndetësor;
  • Orar fleksibil;
  • Lokacioni – Prishtinë (qendër të qytetit);
  • Mundësi rritje në pozitë brenda kompanisë.

 

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në jobs@sonnecto.com jo më vonë se me datën 8 Mars 2024.

 

Kandidatët të cilët hynë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Commitment

Department

Apply now for success